E shtunë, 14 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zgjedhjet e 30 qershorit, dekreti i Metës sot në tryezën e Kolegjit Zgjedhor

Kolegji Zgjedhor do të vendos këtë të hënë nëse do të zhvillohen apo jo zgjedhjet në 30 qershor.

 

Kolegji do të mblidhet pas kërkesës ankimore të bërë prej Partisë Uniteti Kombëtar, e cila kërkoi ç’regjistrimin nga zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore, me argumentin se Presidenti Republikës, Ilir Meta ka anuluar me dekret zgjedhjet e 30 qershorit.

 

Reklamë

Fillimisht ishte KQZ ajo që shqyrtoi kërkesën e Partisë Uniteti Kombëtar, të cilën e hodhi poshtë me argumentin se Kodi Zgjedhor nuk parashikonte çregjistrim në këtë fazë.

 

KQZ hodhi poshtë gjithashtu edhe dekretin e presidentit Ilir Meta duke e cilësuar nul e pa pasoja juridike.

 

Nga ana tjetër, Partia Demokratike ka reaguar të dielën duke theksuar se Kolegji Zgjedhor nuk ka fuqi dhe se nuk mund të vendosë në lidhje me datën e zgjedhjeve.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë