Zgjedhjet e 25 prillit/ PD kërkon regjistrimin në KQZ

Partia Demokratike ka depozituar zyrtarisht kërkesën për regjistrimin ne zgjedhjet e 25 prillit. 6 dite para skadimit te afatit te vendosur nga Kodi elektoral, prane Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, te njejten kerkese kane bere edhe aleatet e Lulzim Bashes. Fatmir Mediu e Dashamir Shehi kane çuar shkresen per regjistrimin per zgjedhje.
Deri me tani, në KQZ jane regjistruar 10 parti, por forcat politike kane afat deri te shtunen per te paraqitur kerkesen per pjesemarrje ne zgjedhje.
Me pas, deri ne 24 shkurt eshte afati per regjistrimin e koalicioneve dhe ky eshte momenti kur Lulzim Basha duhet te mbylle negociatat me aleatet e tij.
Deri me tani, PS e ka bere te qarte se do te garoje e vetme, PD do te hartoje nje liste te perbashket kandidatesh per te gjithe aleatet e saj dhe LSI do te bashkepunoje me partine e drejtuar nga Basha ne disa qarqe.






