Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi se nuk ka shumë kohë në dispozicion për përgatitjen për zgjedhjet e prillit. Megjithatë, ai shtoi se puna është intensive për të qenë çdo gjë gati.

 

Në një intervistë për emisionin “7 pa 5”, Celibashi tha se për vendosjen e kamerave në qendrat e votimit po mendohet për një sistem që nuk cenon privatësinë.

 

“Ne jemi në një fazë intensive të përgatitjes për zgjedhjet e 25 prillit. Koha është krejtëssht kundër nesh. Por ne po përpiqemi ta fitojmë këtë betejë me kohën dhe zgjedhjet e 25 prillit të jenë të përgatitura në përputhje me të gjitha standardet ndërkombëtare për zgjedhje të lira e të ndershme. Po përpiqemi të përmbyushim të gjitha detyrimet që Kodi Zgjedhor na ngarkon, përfshirë edhe çështjen në fjalë që ka të bëjë me një sistem monitorimi në qendrat e votimit, pa cenuar privatësinë. Nga pikëpamja teknike nuk është një çështje shumë e thjeshtë, sikundër të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me përdorimin e teknologjisë në zgjedhje. E gjitha lidhet me kohën dhe me faktin se na duhet të impelemtojmë sisteme që nuk janë testuar më parë.”

 

 

Edhe për identifikimin biometrik po haset i njëjti problem, mungesave e shembujve të mëparshëm, sipas Ilirjan Celibashit.

 

“Po vlerësojmë kostot e mundshme për identifikimin biometrik. Në Shqipëri nuk është implementuar një sistem i tillë. Në 25 prill të gjitha sistemet që Kodi Zgjedhor e detyron KQZ për t’i implementuar, po përpiqemi t’i implementojmë.”

 

 

Sa i takon votës së emigrantëve, kreu i KQZ shpjegoi se po punohet me përparësi. Por po ashtu nënvizoi se ka nevojë për një infrastrukturë më ligjore e teknike për ta realizuar.

 

“Është folur dhe premtuar shumë, nga pikëpamja ligjore kjo çështje është e përfshirë. Por edhe kjo çështje është shumë e lidhur me kohën në dispozicion. Po trajtohet me përparësi nga KQZ, kemi ngritur një grup pune që po bashkëpunon ngushtë me të gjithë aktorët. Shpresojmë që në pak ditë të kemi një ide sesi mund të realizohet ky proces. Por ka nevojë për një infstrukturë më ligjore e më teknike për ta realizuar.”

 

I pyetur nga gazetari Thimi Samarxhiu për zhvillimin e zgjedhjeve në kushtet e pandemisë, Ilirjan Celibashi tha se po diskutohet me partnerët që kanë patur eksperienca të tilla për të gjetur një zgjidhje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *