Kryeministri Edi Rama mblodhi në takim në selinë rozë pasditen e kësaj të hëne drejtuesit politikë të qarqeve. Takimi nisi në 16.00 dhe zgjati për dy orë.
Mësohet që gjatë mbledhjes u diskutua për punën që kanë bërë dhe do të bëjë PS për zgjedhjet parlamentare të 2021.
Teksa kërkon të marrë një mandat të tretë qeverisës, Edi Rama kërkoi nga drejtuesit e qarqeve një bilanc me gjithçka është bërë, shqetësimet e qytetarëve dhe strategjia e kundërshtarëve politikë.
Kjo ishte mbledhja e tretë që Rama, në cilësinë e kryetarit të PS, zhvilloi me drejtuesit politikë brenda dhjetë ditëve.