Zgjedhjet e 11 majit/ Rama prezanton kandidatët e qarkut të Tiranës: Lista e PS është shalqin me provë, të tjerët të kalbur
Kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, ka prezantuar mbrëmjen e kësaj të premteje kandidtët e Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës.
Rama tha se lista e PS është gjithëpërfshirëse, ku çdokush ndihet i përfaqësuar.
Ai tha se PS është si ‘shalqin me provë’, me energji të reja dhe me eksperiencë, kurse të tjerët janë të kalbur.
“Së pari më lejoni tu them se ja shumë krenar për këtë skuadër. Me këtë skuadër i kemi dhënë të gjithë Qarkut të Tiranës një ofertë të plotë. Të gjitha moshave një mundësi zgjedhjeje, vajzave dhe grave një buqetë ku mund të zgjedhin padyshim. Padiskutim i kemi dhënë të gjithë profesionistëve mundësinë që duke votuar për PS të kenë mundësinë që në këtë skuadër të zgjedhin një vajzë, djalë, një grua apo një burrë pa pasur asnjë dyshim se do të përfaqësohen denjësisht. Ajo që është më e rëndësishmja, është se me të gjtiha kapacitet tona kemi ndërtuar partinë më të re që është në atë fletë të madhe votimi për Tiranën. Një parti të re, ama një ‘shalqi me provë’ që brenda vetes ka edhe të gjithë eksperiencën e të gjitha këtyre viteve qeverisje, duke i dhënë qytetarëve të Tiranës, të gjithë qarkut mundësinë që të shohin përpara përmes të resë, por dhe të ndihen të sigurtë që rruga jonë përpara është e garantuar përmes eksperiencës. Të dyja këto bashkë janë jo të lehta për tu bërë bashkë, dhe të dyja gjenden në ofertën e PS. Tek të gjithë të tjerët majtas e djathtas fletës së votimit, ku jo rastësisht nga pikëpamja simbolike ne jemi në mes, janë ose të kalbur ose pa eksperiencë për ta thënë me fjalë të burta. Hedhja e votës kudo tjetër përveçse te kutia e PS aty ku është numri 5-së është ta çosh votën kot. Natyrisht që në të gjithë këtë rrugë drejt 11 majit të gjithë do të kenë mundësitë të dëgjojnë, pyesin dhe kuptojnë se çfarë duam të bëjmë ne jo thjeshtë një haklllë vendi, por në shkallë komuniteti. Ne kemi shumë gjëra për të thënë, sa nuk mjaftojnë ditë të tëra nëse duam t’i numërojmë. Ne jemi të vetëdishëm që kemi bërë shumë, por ka ende plagë për të mbyllur e shumë punë për të bërë”, tha Rama.




