E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zgjedhjet e 11 majit, Celibashi: Duhet të nisë puna për reformë reale zgjedhore! Bizhga: Proces i qetë dhe i sigurt

Ditën e sotme, organizatat që monitoruan zgjedhjet po zhvillojnë një tryezë diskutimi mbi proceset zgjedhore me pjesëmarrjen e institucioneve dhe partive politike. Të pranishëm janë ambasadori britanik në vendin tonë, Nick Abbott, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirian Celibashi dhe kreu i SPAK, Altin Dumani.

Komisioneri Celibashi tha se është e nevojshme që nisë puna për një reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri.

Reklamë

Celibashi: Krahas progresit kemi pasur shumë probleme.  Dy liderët kryesorë bënë fushatë të ashpër me sulme personale. Ulën besimin tek politika. Duhet të lexojmë raportin e ODIHR. Vëzhguesit gjetën se administrata dhe qeveria u përdor për fushatë dhe avantazh të PS. Duhet të nisë menjëherë puna për reformë reale zgjedhore nga Kuvendi i ri. Mazhoranca e cilësuar e PS të mos jetë pengesë për gjithëpërfshirje në këtë reformë.

I pranishëm në tyrezë ishet edhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm i Policisë së Shteti, Sokol Bizhga. Zëvendësdrejtori theksoi se pati një bashkëpunim të suksesshëm mes Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera për të siguruar një proces të qetë dhe të sigurt.

Bizhga: Si në çdo proces edhe këtë radhë sturkturat policore planifikuan masa me qëllim sigurimin e rendit dhe sigurisë publike para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor për evidentimin në regjistrin e posaçëm të të gjitha njoftimeve për krime zgjedhore dhe kryerjen e veprimeve proceduriale. Kemi bashkëpunuar ngushtë me KQZ, me organet e pushtetit vendor, OSBE/ ODIHR dhe gjithë organizatat e përfshira në këtë proces. Në bashkëpunim me prokuroritë përkatëse kemi aplikuar metoda për dokumentimin e krimeve zgjedhore. Mbajtëm kontakte me aktorë të tjerë që kontribuuan në zhvillimin e një procei të qetë dhe të sigurt./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë