Politikë
Zgjedhjet/ Dritan Leli refuzon ftesën për të qenë kandidat për deputet

Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli nuk do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se Leli ka refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama, pasi nuk dëshiron që të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Vlorës.
Mesnata e ditës së sotme është afati i fundit që partitë politike të dorëzojnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve listat me kandidatët për deputetë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




