E martë, 24 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Zgjedhjet çojnë për herë të parë Kryemadhin në Presidencë: Të përmbysim sistemin e kalbur!

Për herë të parë qysh kur Ilir Meta u betua si president, Monika Kryemadhi i shkoi kreut të shtetit në Presidencë si kryetare e LSI. Diskutimet për datën e zgjedhjeve bënë që Kryemadhi të ulet në tryezë bashkë me Metën.

 

Pas takimit, Kryemadhi nuk përmendi për mediat një datë fikse për zgjedhjet, por tha se ato duhet të mbahen sa më parë. Ajo bëri thirrje për përmbysje të regjimit.

 

Reklamë

“Ia bëmë të qartë presidentit që LSI do zbatojë çdo vendim e dekret të presidentit që është kushtetues e do marrë pjesë në cdo proces zgjedhor i cili do i garantojë shqiptarëve qeverisjen e ardhshme evropiane për të cilën kanë aspiruar prej kohësh. S’ka gjë më të rëndësishme sa ti japësh shqiptarëve një datë që po e presin prej kohësh. Zgjedhjet duheshin bërë 2 vjet më parë, por cdo detaj i vogël që mund të thotë ç’bëri e sotmja e ç’bëri e nesërmja është të tallesh me cështjet e shqiptarëve. Na duhet përmbysje e një sistemi të kalbur dhe një system i ri, garancia më e madh është fuqia që kanë shqiptarët për të ndryshuar, nuk ka garanci më të madhe se përkrahja e qytetarëve. E vetmja garanci është zemra e çdo politikani e deputeti për tu përballur me krimin.”

 

 

Para Monika Kryemadhit, me Ilir Metën u takuan kreu i PD, Lulzim Basha, kryeministri Edi Rama dhe aleatët e PD. E vetmja që ka mbetur në pritje është deputetja Rudina Hajdari. Kjo e fundit pritet të mbërrijë në Presidencë rreth orës 17.30.

 

Më shumë video

Reklamë