Subscribe

Garës për karrigen e kryebashkiakut të Tiranës i bashkohet edhe Marko Dajti. Përfaqësuesi i “Fronti i Majtë” është kandidati i gjashtë për Tiranën, bashkia e vetme me një numër kaq të madh pretendentësh.

 

Pjesëmarrjen e Marko Dajtit në vendoret e majit e bëri të mundur Flamur Noka.

 

Duke qenë se “Fronti i Majtë” nuk është parti parlamentare, atij i duhej vetëm firma e një deputeti me mandat parlamentar më shumë se gjashtë muaj. Dhe këtë nder ia bëri deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka.

 

Krah kandidatëve të forcave kryesore politike, socialistit Erion Veliaj, dy demokratëve, Belind Këlliçi e Roland Bejko në garë për Tiranën do të jenë Arlind Qori nga “Lëvizja Bashkë”, ish deputetja e PD-së Lajla Përnaska në logon e PDIU-s dhe së fundmi Marko Dajti i “Fronti i Majtë”.

 

Po aq Komisioni Qendror i Zgjedhjeve rregjistrioi edhe një pjesë të kandidatëve për kryebashkiakë në 60 bashkitë e tjera të vendit. Mes tyre edhe disa të Partisë Demokratike me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj.

 

Dokumentet për garën e 14 majit për kryebashkiakë, Partia Demokratike zyrtare i ka dorëzuar për 15 bashki. Në 46 të tjerat ajo nuk do të ketë kandidatë të saj. Ndërsa për këshillat bashkiakë nuk do të hyjë në zgjedhje vetëm për shtatë bashki.

 

Nga forcat kryesore politike, PD është e vetmja që në garën e vendoreve nuk futet me 61 kanididatët për kryebashkiakë si Partia Socialiste dhe koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

 

Mbetet për të pritur deri në14 maj nëse do të ketë largime të tjera nga rradhët e PD-së së Enkelejd Alibeaj siç ndodhi me kandidatët për Korçën dhe Krujën, që u dorëhoqën pas listat ishin dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

Kandidatët e regjistruar nga KQZ:

 

BASHKIA TIRANE

 

Erion Veliaj- PS

Belind Këlliçi- “Bashkë Fitojmë”

Roland Bejko- PD

Arlind Qori- “Lëvizja Bashkë”

Marko Dajti- “Fronti i Majtë”

Lajla Përnaska- PDIU

 

BASHKIA SHKODER

Bardh Spahia- “Bashkë Fitojmë”

Benet Beci- PS

 

BASHKIA LUSHNJE

Eriselda Sefa- PS

Eduard Sharka – “Bashkë Fitojmë”

 

BASHKIA KORÇE

Sotiraq Filo- PS

Ledina Alolli- “Bashkë Fitojmë”

 

BASHKIA LEZHE

Pjerin Ndreu- PS

Pashk Gjoni- “Bashkë Fitojmë”

 

BASHKIA BERAT

Ervin Demo- PS

Zija Ismaili- “Bashkë Fitojmë”

 

BASHKIA DURRES

Igli Cara- “Bashkë Fitojmë”

Emirjana Sako- PS

 

BASHKIA ELBASAN

Gledian Llatja- PS

Luçiano Boçi- “Bashkë Fitojmë”

 

BASHKIA FIER

Armando Subashi- PS

Edvan Kodheli- “Bashkë Fitojmë”

Eriselda Çelaj- PD

 

BASHKIA KAMEZ

Rakip Suli- PS

Arjan Hoxha- “Bashkë Fitojmë”

Bilbil Bajraktari- PD

 

BASHKIA VLORE

Ermal Dredha- PS

Hysni Sharra- “Bashkë Fitojmë”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *