Subscribe

Drejtuesi i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj ka zhvilluar ditën e sotme një takim me strukturat e PS në Rrogozhinë.

Gjatë fjalës së tij ai ka theksuar se fitorja e fundit e PS në Bashkinë e Rrogozhinës tregoi se nëse punon mirë për qytetin atëherë qytetarët të japin besim.

Në dy zgjedhjet që patëm në Rrogozhinë, mësuam se kur toka nuk punohet mirë, jep një rezultat modest. Nuk po them humbës sepse gjithsesi ishte fitore me pak vota. Por, qartazi, kur toka punohet, ajo të sjell rezultat krejt tjetër. Toka duhet punuar jo vetëm me një punë konstante, por edhe me shumë njerëz në arë. Nëse ka shumë duar që plugojnë, prashisin, korrin, sigurisht e mbarojnë më shpejt atë punë. Ndaj, në këtë sens, në këtë fazë ku jemi ne duhet të aplikojmë filozofinë që kemi aplikuar gjithmonë dhe që na ka prodhuar fitore. I fillojmë punët pak më herët dhe në këtë mënyrë kryejmë të gjitha detyrat që kemi, për të qenë gati ditën e zgjedhjeve dhe jo për ti lënë gjërat në minutën e fundit”, tha Veliaj.

Sa i përket kampit kundërshtar, Veliaj ka theksuar se i vjen keq se si është katandisur, por kjo situatë brenda tyre erdhi pasi ata menduan vetëm për vete dhe jo për njerëzit.

Është e dhimbshme të shohësh se si një parti që qeveriste gjithë Shqipërinë ka përfunduar kështu: në 2013 humbi dhe i mbeti vetëm Tirana, pastaj humbi edhe Tiranën; në 2017 kishte vetëm Bulevardin, pastaj nga Bulevardi në 8 Janar kishte vetëm oborrin e selisë së saj, ku shqyen njeri-tjetrin, mandej nga oborri i partisë kanë përfunduar në rrugicën “Musatafa Matohiti” dhe nga një rrugicë po përfundojnë në një dritare. Ne s’kemi asgjë të sigurt sepse kështu thamë herën e parë në Rrogozhinë dhe doli që s’e kishim. Fakti që qytetarët reaguan mbas asaj zgjedhjeje të parë dhe na dhanë një besim shumë më të madh në zgjedhjen e dytë, do të thotë se toka po të punohet, ka rendiment”, tha Veliaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *