E diel, 15 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

ZGJEDHJET 2025/ Kuçi: Dështim spektakolar i PD-së së Berishës, ja pse arriti deri këtu

Eksperti dhe aktivisti politik, Flamur Kuçi, i ftuar në studion e lajmeve të Edicionit Qendror të lajmeve të orës 19:00 në Vizion Plus përballë moderatorit, Roland Zili, ka komentuar rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve.

Kuçi tha se këto zgjedhje treguan se PD ka shkuar drejt një dështimi spektakolar, dhe kjo sipas tij vjen pasi janë largaur nga elektorati.

Sipas tij PD prej 12 vitesh në opozitë, në vend që të bëjë pakt me qytetarët e ka kërkuar atë te pushteti.

Pjesë nga biseda:

Reklamë

Kuçi: Ky është një dështim spektakolar si ky, ka shumë arsye.

Zili: Pse ndodh kjo?

Kuçi: Largimi nga elektorati, kërkimi i një pakti me pushtetit në vend që të kërkohet me qytetarin, korruptmi i objektiva të opozitës.

Zili: Si ju duk reagimi i Berishës?

Kuçi: Ai ju premtoi demokratëve që nuk do ta shndërronte PD-në në koracë të interesave personale, ndërsa sot është një koracë e interesave personale. Në formë të ngjashme e përdori Basha për 8 vite.

NDIQNI REZULTATET LIVE

Vazhdo të lexosh

Reklamë