Përcaktimi i datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamentare vijon ende të jetë në diskutim.
Presidenti Begaj ka pritur sot në Presidencë Sekretarin e Përgjithshëm të PS, Blendi Klosin dhe kreun e Grupit Parlamentar, Niko Peleshi.
Në përfundim të takimit, Klosi u shpreh se PS kërkon datën 11 maj për zhvllimin e procesit zgjedhor.
“Për të përgatitur sa më shumë këtë proces dhe për ti lënë më shumë kohë emigrantëve që duan të marrin pjesë në zgjedhje kemi kërkuar datën 11 maj, data më e skajshme e mundur nga hapësira që të jep kodi zgjedhor të jetë data e zgjedhjeve. Do të donim shumë që të gjithë emigrantët të nisin procesin e tyre të regjistrimit dhe të përgatiten për ditën e votimit”, tha Klosi.
Pjesë e takimit konsultativ me presidentin Begaj ishte edhe kryekomisioneri Ilirian Celibashi.
“Nuk mund ta them tani dhe sot, të gjykoj që janë në axhendën e gjithsekujt në të ardhmen. Me rëndësi fakti që ne si institucion përgjegjës shohim datën 11 si datën e cila i krijon KQZ mundësinë ta përgatis procesin nga jashtë me të gjitha parshikimet. Ndryshimet e kodit lidhur me votimin nga jashtë u bënë vonë dhe koha që i ngeli KQZ na shtyn që të nxisim presidenti që data 11 maj të jetë më e përshtatshmja. Pra koha dhe mundësia që kemi në dispozicion për votën e diasporës. Procesi i konsultimit këtë synon sa jemi gati të zhvillojmë zgjedhje në datën x apo y. Ne rekomanduam fort që të jetë data 11, edhe sepse kjo përputhet me kërkesën e një partie politike. Por ne nuk shohim agjendën politike”, deklaroi Celibashi.
Ftesa për pjesmarrje në takimin konsultativ nga Presidenti Begaj i është dërguar edhe partisë Demokratike e cila e refuzoi, ndëra Sali Berisha u shpreh gjatë deklaratës me gazetarët se Presidenti është nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.
Në përfundim të konsultimit Presidenti Begaj u shpeh se caktimi i datës së zgjedhjeve është një sprovë e fuqishme bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe angazhimi i të gjithë faktorit politik dhe institucional që zgjedhejt të shndërrohen në histori suksesi demokracinë shqiptare./vizionplus.tv




