Subscribe

Pas aleatëve të PD dhe kryeministrit Edi Rama, i radhës që shkoi në zyrën e presidentit Ilir Meta ishte kreu i opozitës, Lulzim Basha. Temë diskutimi edhe mes tyre ishte data e zgjedhjeve parlamentare të vitit 2021.

 

Në nisje të takimit, kreu i shtetit tha se diskutimet po kryhen për të gjetur një datë sa më të përshtatshme për të gjitha palët.

 

 

“Caktimi i datës është pjesë e përgatitsjes për një process sa më gjithëpërfshirës dhe për këtë brenda kësja hapësire të kushtetutës, të gjejmë një datë sa më të pranueshme.”

 

 

Kurse Lulzim Basha falenderoi Metën për ftesën.

 

Më herët, Edi Rama u shpreh i hapur për çdo datë për të mbajtur zgjedhjet, përjashtuar 2 majin, kur festohen Pashkët.

 

Burimet thanë për “Vizion Plus” se presidenti do të caktojë datën e zgjedhjeve brenda ditës së sotme, pasi të përfundojë konsultimet me përfaqësuesin e LSI, Luan Rama dhe me deputeten Rudina Hajdari.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *