Politikë
Zgjedhja e presidentit në Kosovë/ Dështon votimi i raundit të parë

Votat e hedhura në kutitë e votimit në raundin e parë nuk janë të mjaftueshme për të zgjedhur Vjosa Osmanin Presidente të Kosovës.
Përfaqësuesi i Komisionit për Zgjedhjen e Presidentit, pasi numëroi votat, tha se kanë votuar vetëm 78 deputetë. Ky numër votash është i pamjftatueshëm për zgjedhjen e presidentit sepse duhen 80 vota.
Reklamë
I njëjti numër duhet edhe në raundin e dytë të votimit. Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




