Zgjedhja e presidentit/ Alibeaj, Bardhi: PS theu marrëveshjen, bojkotojmë procesin

Janë zbardhur diskutimet nga mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për çështjen e Presidentit.
Sipas deklaratave të Alibeajt e Bardhit duket se demokratët do të shkojnë drejt bojkotit të procesit duke mos marrë pjesë raundin e tretë.
Gjatë mbledhjes Alibeaj ka thënë se nuk ka asnjë arsye për tu përfshirë në process përderisa socialistët thyen marrëveshjen.
“Sugjeroj qe ska asnje arsye te marrim pjese. Ata thyen marreveshjen.”– mësohet të ketë thënë Alibeaj gjatë mbledhjes.
Në të njëjtin mendim ka qenë edhe Gazmend Bardhi i cili është shprehur i sigurt se Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin.
“Që në nisje të procedurës për zgjedhjen e Presidentit ky grup ka thënë publikisht që Edi Rama e ka paracaktuar Presidentin. Opozita duhet të hynte në proces për ti rrëzuar maskën e fasadës sikur donte Presidnet konsensual. Në respekt të zgjedhësve tanë ne nuk bojkotuam procesin, ofruam në mënyrë parimore rregullat e një procesi gjithëpërfshirës dhe konsensual, për ti ofruar shqiptarëve një President konsensual. Shumica ra dakord publikisht për propozimin e procedurës së propozuar nga ne. Vetëm pas nisjes së procesit dhe propozimeve me emra konktet të grupit, Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja. Pas tërheqjes nga marrëveshja publike, unë mendoj që grupi ynë duhet ta konsiderojë të mbyllur këtë proces. Edi Rama prishi marrëveshjen me opozitën, sepse nuk don nje president për shqiptarët. Edi Rama u tërhoq nga marrëveshja, sepse e ka paracaktuar Presidentin. Prandaj unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë.”- është shprehur Gazmend Bardhi.




