Ministre për Standardet e Shërbimeve, Milva Ekonomi, në një lidhje direkte për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, vuri theksin te rëndësia e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

 

Sipas saj, nga ky proces gjithëpërfshirës duhet të dalë një figurë me integritet për të përfaqësuar Shqipërinë, si dhe të tregojë përulësi dhe profesionalizëm duke respektuar Kushtetutën.

 

“Ky është një moment shumë specifik dhe këkron që PS të mendojë me seriozitet për figurën e Presidentit të ardhshëm. Është e rëndësishme që të jetë një proces gjithëpërfshirës. Kemi bërë thirrje të hapur për këdo që ka një kandidaturë të mirëpropozuar për President. Duam të gjejmë një figurë që ka integritetin për të përfaqësuar Shqipërinë edhe në periudhën që do të vijë, duhet të rrezatojë një rol shumë të fortë të institucionit të Presidentit, duke treguar përulësi dhe profesionalizëm në detyrën që bën, e duke respektuar shumë mirë Kushtetutën.”

 

Ekonomi u pyet edhe për deputetin socialist, Ornaldo Rakipi, i cili do të vazhdojë të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partise Socialiste, pavarësisht vendosjes së babait të tij nën sanksionet amerikane.

 

“Përgjegjësia kthehet pak individuale. Në këtë rast, PS nuk punon me kritere të dyfishta, por me mendësinë që secili është i barabartë përpara ligjit dhe secili mban përgjegjësi individuale në çdo shkelje, pavarësisht nga klasa dha kahu politik që i përket”, tha Ekonomi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *