Katari njofton se është arritur një marrëveshje për zgjatjen e armëpushimit edhe për dy ditë të tjera .

 

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al Ansari,konfirmpoi marreveshjen në platformen X. 

 

Burimet izraelite thonë se është arritur një marrëveshje edhe për lirimin e katërt të pengjeve: nëntë fëmijë dhe dy nëna do të lirohen.

 

 Të dielën Hamasi liroi 17 pengje, 13 izraelitë dhe katër të huaj, duke përfshirë një rus pas ndërmjetësimit “të drejtpërdrejtë” nga Moska.

 

Izraeli u përgjigj duke liruar 39 të burgosur palestinezë nga burgjet e tij, të gjithë të mitur. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *