E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zgjaten afatet e hetimit për Tahirin

Gjykata e Krimeve të Rënda pranoi kërkesën e Prokurorisë për zgjatjen e afateve të hetimit për dosjen Habilaj, ku i përfshire ne narkotrafik dyshohet dhe ish-ministri i brendshëm Saimir Tahiri.

 

Afatet e hetimit u zgjaten me tre muaj. Ish-ministri i brendshëm përmendet në përgjimet e Habilajve, të siguruara nga autoritetet italiane si i përfshirë në trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali, e cila kryhej nga grupi kriminal i Moisi Habilajt.

 

Reklamë

Më herët prokurorja e përgjithshme e përkohshme Arta Marku, mbështeti Prokurorinë e Krimeve të Rënda ne hetimet e saj.

 

Ne takimin që pati me prokurorin Besim Hajdarmataj, Marku i garantoi mbështetjen e saj ne çështje kundër krimit e korrupsionit, duke kërkuar që të vazhdojë pa hezitim dhe vendosmërisht punën dhe hetimet e filluara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë