E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

“Zero shanse për azil”/ Riatdhesohen në Rinas 110 shqiptarë nga Franca

Pasditen e kësaj të mërkure, u riatdhesuan nga Franca 110 shtetas shqiptarë, me qëndrim të paligjshëm në Francë dhe në zonën Schengen, të cilët kanë kërkuar azil në vendet e BE-së dhe u kthyen vullnetarisht.

Operacionet e riatdhesimit u realizuan në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që ndodhen në një nga vendet e zonës Schengen, që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil dhe të mos bëjnë asnjë shpenzim duke paguar ata që duan të përfitojnë duke i mashtruar se do t’u sigurojnë azil.

“Shqipëria është një vend i sigurt dhe shanset për të marrë azil janë zero.”

Vazhdo të lexosh

Reklamë