Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
31 August 2026
Vizion fokus

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri Rama”, ministri...

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga nesër, reduktojmë...

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore janë garanci...

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit! Pse SHBA-të...

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, 8 viktima...

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i naftës rritet...

Ekzekutohet brenda në makinë bosi i Camorra-s në Itali,...

Tronditëse në Athinë, gjendet foshnja e pajetë brenda një...

“Zero lek nga fonde publike”, fjalimi i Olta Xhaçkës shkakton debate në Kuvend

11 Prill 15:22

Parlamenti vendos sot nëse do të çojë apo jo në Gjykatën Kushtetueses mandatin e deputetes socialiste Olta Xhaçka.

Para se deputetët të vendosin më votë për të dytën herë për fatin e mandatit të saj, ish-ministrja e Jashtme Olta Xhaçka sqaroi se asnjëherë nuk ka përfituar fonde apo pasuri publike, as ajo dhe as familjarët e saj.

 “Unë dhe familja ime nuk kemi përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike! Zero! Asnjë centimetër katror truall shtetëror! Zero! Asnjë lehtësi procedurale te ndryshme nga të tërë të tjerët. Zero!”, tha Xhaçka.

 Xhaçka ka theksuar se e vetmja gjë që bashkëshorti i saj ka përfituar është e drejta e përdorimit të plazhit.

“Dhe e dini çfarë është përfitimi nga statusi i investitorit strategjik te asistuar (i cili nuk është e njëjta gjë me statusin e shumëpërfolur te investitorit strategjik), pra përfitimi që sidoqoftë në çdo rast, ligjërisht, nuk i atribuohet fare drejtpërdrejtë bashkëshortit tim për një investim në hoteleri që kurrë mos u bëftë pas gjithë kësaj balte të pamerituar që solli në jetën tonë, por kompanisë, e cila në një të ardhme do të menaxhojë aktivitetin? Vetëm e drejta për t’u trajtuar me prioritet për lidhjen e njërës nga 1500 kontratat e përvitshme të qirasë për sipërfaqen e plazhit përpara hotelit! Pra të nxjerrë shezlonet në plazh”, tha Xhaçka.

Xhaçka ka sjellë në vëmendje se çështja e saj është shqyrtuar njëherë nga Gjykata Kushtetuese, por sqarimet e deputetes socialiste janë shoqëruar me debate nga deputetët demokratë.

“Sot Kuvendi s’ka çfarë voton fare për mua personalisht. Sepse çështjen time Gjykata Kushtetuese e ka pasur, i ka vajtur nga 1/5 e deputetëve këtu siç parashikon Kushtetuta, e ka shqyrtuar dhe me vendim e ka pushuar. Jo, sot këtu duhet të votohet për diçka krejt tjetër, që në fakt është shkalla e sovranitetit të parlamentit dhe liria e votës së çdo deputeti”, u shpreh Xhaçka.

Sipas opozitës, ish-ministrja e Jashtme ka shkelur Kushtetutën dhe mandati i saj duhet të shqyrtohet nga Gjykata Kushtetuese.

“Ditën që ky Parlament do grisë vendimin e Kushtetuese për ty, ky Parlament nuk është më i shqiptarëve por është Parlamenti i Artan Gaçit dhe Olsi Ramës”, tha Bardhi.

Në vitin 2022 dy grupimet e PD akuzuan ish-ministren Olta Xhaçka se ka shkelur Kushtetutën, pasi bashkëshorti i saj ka marrë statusin e investitorit strategjik dhe ka përfituar të drejtën për shfrytëzim të plazhin për 30 vite. Parlamenti asokohe e rrëzoi kërkesën dhe demokratët shkuan në Gjykatën Kushtetuese. Kushtetuesja vendosi që çështja e mandatit të një deputeti duhet të shqyrtohet vetëm nga kjo gjykatë, duke urdhëruar kuvendin të ridërgojë mocionin.

Posted Under:
Aktualitet Anash Politike
Tagged:
olta xhacka

Nga e njëjta kategori

Këto janë 4 shenjat më me fat të zodiakut për muajin shtator

më shumë...

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri Rama”, ministri Malaj: Më shumë transparencë dhe shërbime cilësore për qytetarët

më shumë...

Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb jetën gjatë transportimit për në Tiranë e reja nga Pogradeci

më shumë...

Aksidenti me një viktimë dhe dy të plagosur në Kurbnesh, ky është 20-vjeçari që humbi jetën

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

11:31

Këto janë 4 shenjat më me fat...

11:22

Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë...

11:19

“Besa është kontrata politike që propozon kryeministri...

11:09

Në muajin e shtatë të shtatëzanisë, humb...

11:04

Aksidenti me një viktimë dhe dy të...

10:54

Shoqatat e Transportit Urban dhe Interurban: Nga...

10:41

U arrestua bashkë me Ergys Agasin, Uljan...

10:41

I riu pëson atak kardiak në paraburgimin...

10:39

Përkeqësohet më shumë situata nga zjarri, flakët...

10:31

Sarr bardhezi! Juventus arrin marrëveshjen me Tottenham

10:29

E rëndë në Prishtinë, një grua sulmon...

10:18

Aksident i rëndë në Kavajë, humb jetën...

10:11

Koreja e Veriut paralajmëron SHBA-në: Armët bërthamore...

10:06

Përkeqësohet zjarri në Shkopet, rrezikohen të digjen...

9:46

“Syri” i Iranit në Ngushticën e Hormuzit!...

9:26

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros,...

9:23

Sulmet ruse shkatërrojnë 12 milionë libra

9:23

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e...

9:05

Zjarri në grykën e Shkopetit merr përmasa...

8:54

Tensionet në Lindjen e Mesme, çmimi i...

Më të klikuarat

  • Aksidenti tragjik në Mirditë, në makinë tre të rinj, viktimë...
  • Gjendet një kufomë e dekompozuar pranë grykëderdhjes së lumi...
  • 57-vjeçari në Vlorë përplas për vdekje të moshuarin që lëviz...
  • Erjona Ismaili jep dorëheqjen si bashkëkryetare e PS-së në V...
  • Pësoi arrest kardiak në burg, ndërron jetë 32-vjeçari në Vlo...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.