Lajmi se në orët e vona të kësaj të shtune forca të policisë pritet të ndërhyjnë për të marrë Teatrin Kombëtar dhe për të nisur shembjen ka angazhuar të gjithë opozitën.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në shesh bashkë me artistët dhe qytetarët. Bashkë me të janë parë edhe ish-deputetet Floida Kërpaçi, Kejdi Mehmetaj, Lefter Maliqi, Klevis Balliu e Belind Këllici. Turmës i është bashkuar edhe këshilltari i presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj.

Pritet që në shesh të mbërrijë edhe kreu i demokratëve, Lulzim Basha. Ndërkohë, këtë të shtunë ka edhe më shumë qytetarë që ndodhen aty në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.

Po ashtu, është vënë re se ka disa policë më të shumtë në numër. Raportohet se ata u kanë kërkuar qytetarëve autorizimin për të lëvizur pas orës 17.30, kohë në të cilën njerëzit duhet të ishin në karantinë.

Pak më parë nisën të qarkullonin zërat se sonte do të ndërmerret një aksion nga autoritetet për të çuar planin e prishjes së godinës deri në fund. Kjo ka sjellë edhe mobilizimin e politikës, por edhe të qytetarëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *