Subscribe

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, që kandidon për t’u rikonfirmuar në këtë post, u ndal këtë të enjte në Gjirokastër.

 

Duke e quajtur 25 prilli masakrën më të madhe zgjedhore, Basha tha se që beteja kundër qeverisë të shkojë deri në fund, në krye të opozitës duhet një lider i vendosur. Ai kërkoi mbështetjen e demokratëve të Gjirokastrës.

 

“Zemra po dhemb, dhe unë ndjej zemërim për padrejtësinë e 25 prillit dhe produkti pa produkt, por zemra ka dhe forcë , ka dhe një motor, për ta kthyer atë zemëratë, në një energji të dobishme për të vazhduar betejën deri në fund. Dhe unë kam ardhur këtu sot t’ju kërkoj që të dalim jo vetëm të bashkuar, por edhe të vendosur për vazhdimin e kësaj beteje. Sikundër ju kërkoj që të jeni bashkë me mua në vazhdimin e kësaj beteje, e cila kërkon lidership të sprovuar dhe të vendosur. Kjo sigurisht është në dorën tuaj, por jam i bindur që betejat që kemi nisur do t’i çojmë deri në fund jo për veten tonë, as për karriget tona, por për të gjithë ata qytetarë të Gjirokastrës e të mbarë Shqipërisë.”

 

Zgjedhjet në PD do të mbahet më 13 qershor dhe përballë Bashës garojnë Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *