Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
22 April 2026
Vizion fokus

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë...

EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në burgun e...

Tensionet në Iran, heqja e internetit vështirëson jetën e...

Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët hidhet nga...

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën Fier–Kthesa e...

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO, ja politikanët...

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që u qëllua...

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas...

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën, duhen trajtuar...

Zelensky paralajmëron për sulme të reja ruse ndaj infrastrukturës ukrainase

13 Shkurt 14:53

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar për mundësinë e “sulmeve të reja terroriste” nga forcat ruse, pas sulmeve të fundit të Rusisë që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në të gjithë Ukrainën.

 

 

Në fjalimin e tij, gjatë natës së 12 shkurtit, Zelensky tha se punëtorët e energjisë kishin riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron dhe me raketa ruse, më 10 shkurt.

 

 

Megjithatë, ai shtoi: “Kjo nuk është ende një fitore vendimtare në frontin e energjisë. Për fat të keq, mund të ketë sulme të reja terroriste nga Rusia, që mund t’i lënë njerëzit pa shërbime gjatë motit të ftohtë të dimrit”.

 

 

Rusia ka kryer valë të përsëritura sulmesh ndaj objekteve të energjisë dhe shërbimeve të tjera të Ukrainës muajt e fundit, në atë që kritikët thonë se është një përpjekje për t’i lënë civilët në terr, dhe pa ngrohje e ujë gjatë dimrit të ftohtë.

 

 

Sulmet e 10 shkurtit, ku u goditën objektet e energjisë në gjashtë rajone të Ukrainës, erdhën pasi Zelensky u kthye nga një turne në kryeqytetet e Evropës Perëndimore, prej të cilave kërkoi më shumë armatime për të ndihmuar në mbrojtjen e vendit nga pushtimi i nisur nga Rusia gati një vit më parë.

 

 

Gjatë vizitave të tij në Londër, Paris dhe Bruksel, Zelensky bëri thirrje për armatime të avancuara, përfshirë raketa me rreze të gjatë veprimi, avionë luftarakë dhe më shumë tanke.

 

 

Luftimet intensive po vazhdojnë në rajonin lindor të Ukrainës, Donbas, ku forcat ruse janë angazhuar në një përpjekje të madhe për të pushtuar qytetin strategjik të rajonit të Donjeckut, Bahmut.

 

 

Më 12 shkurt, themeluesi i grupit të mercenarëve rusë, Wagner, pretendoi se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Horas, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.

 

Zyrtarët ukrainas presin që një ofensivë e gjerë ruse, për të cilën shumë vëzhgues besojnë se tashmë ka filluar, do të fokusohet në Donbas, në rajonin e Harkivit në verilindje të Ukrainës, dhe në rajonin juglindor të Zaporizhjas.

 

 

Kievi zyrtar beson se presidenti rus, Vladimir Putin, shpreson të përfitojë nga ofensiva e re, në mënyrë që të nxjerrë në pah suksesin në fushëbetejë, në fjalimin e tij drejtuar kombit më 21 shkurt, një ditë përpara përvjetorit të pushtimit.

Posted Under:
Bota Kryesoret Politike
Tagged:
Paralajmërim Rusi sulme Ukraine Zelenski

Nga e njëjta kategori

Ndryshon sërish çmimi! Bordi i Transparencës rrit çmimin e naftës dhe benzinës

më shumë...

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar në Tiranë gjatë operacionit antidrogë

më shumë...

Tensionet në Iran, heqja e internetit vështirëson jetën e qytetarëve

më shumë...

Vrasja në Memaliaj/ Autori emër i njohur për drejtësinë, dalin detaje për të shkuarën kriminale

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:42

Ndryshon sërish çmimi! Bordi i Transparencës rrit...

10:40

EMRAT/ Kush janë 15 personat e arrestuar...

10:27

EMRI/ Ndërron jetë i burgosuri 69-vjeçar në...

10:24

Tensionet në Iran, heqja e internetit vështirëson...

10:20

Vrasja në Memaliaj/ Autori emër i njohur...

10:08

Tronditëse në Itali, nëna me 3 fëmijët...

10:00

Shkodër/ Kthyen ambientin e marrë me qira...

9:56

Operacion antidrogë në Tiranë/ 15 të arrestuar,...

9:50

Vrasja në Memaliaj/ Merren në pyetje 12...

9:16

Dorëhiqet drejtori i Policisë në Lezhë pas...

8:50

Policia godet lojërat e paligjshme të fatit...

8:37

Rama ndan pamje nga punimet në rrugën...

8:32

Si hakerat përdorin Postën dhe e-Albania për...

8:11

Parashikimi i Horoskopit sot, çfarë kanë rezervuar...

8:07

Moti i paqëndrueshëm përfshin vendin, reshje shiu...

10:50

Milo: Ja si e njoh Sali Berishën

10:44

Milo: Vlerësoj punën e SPAK dhe GJKKO,...

10:39

Vrasja në Memaliaj, ky është 30-vjeçari që...

10:30

Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u...

10:06

Milo: Ish-komandantët e UÇK nuk meritojnë Hagën,...

Më të klikuarat

  • Kush është fermeri që largohet nga Ferma Vip 3
  • Burg përjetë Naim Murselit, vëllai i Liridona Ademajt: Ky ve...
  • Drejtësia vihet në vend! Familjarët e Liridona Ademajt përqa...
  • Vanesa e mërzitur për Indrin, Romiri: Nuk ia vlen të qash pë...
  • Detaje nga vrasja në Memaliaj/ Goxhaj u qëllua pas një sherr...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.