Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një vend sekret

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë...

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve në Kiev

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë së Mbikëqyrjes...

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5 shqiptarë të...

Irani zbulon detaje për Mojtaba Khamenein: Pësoi vetëm plagë...

Papa Leo XIV paralajmërim për IA, Ati i Shenjtë...

Hapen aplikimet për bujqësinë, 5.2 miliardë lekë në mbështetje...

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos Dendias takime...

Berisha: Këtu do jem deri 95 vjeç! Kreu i...

Zelensky kërkon garanci të sigurisë para takimit me Trump në Shtëpinë e Bardhë

18 Gusht 09:00

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, së bashku me aleatët kyç evropianë, do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump, në një takim që mund të ndihmojë në përcaktimin e të ardhmes të shtetit të tij, edhe pse Trump duket se e ngarkoi Zelenskyn me barrën që t’i japë fund luftës me Rusinë.

“Presidenti Zelensky i Ukrainës mund t’i japë fund luftës me Rusinë pothuajse menjëherë, nëse dëshiron, ose mund të vazhdojë të luftojë”, shkroi Trump në Truth Social në një sërë postimesh mbrëmjen e 17 gushtit, vetëm disa orë para takimit të planifikuar në Shtëpinë e Bardhë.

Trump, i cili ka tentuar që të ndërmjetësojë përfundimin e konfliktit, përsëriti po ashtu bindjen e tij se Ukraina duhet t’i japë Rusisë territor në çdo marrëveshje paqeje, një ide që vazhdimisht hidhet poshtë nga Kievi dhe aleatët e tij evropianë.

“Kujtoni si filloi. Jo rikthim të Krimesë të dhënë nga Obama [12 vjet më parë, pa u qëlluar asnjë plumb] dhe JO ANËTARËSIMIT NË NATO TË UKRAINËS”, shtoi ai, duke iu referuar paraardhësit të tij, Barack Obama, dhe faktit që Rusia e pushtoi dhe e aneksoi paligjshëm Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Zelensky, i cili arriti në SHBA rreth orës 22:30, lëshoi një deklaratë përmes së cilës tha se ishte mirënjohës që Trumpi e kishte ftuar dhe “të gjithë duam njësoj që t’i japim fund kësaj lufte shpejt”.

Zelensky iu referua humbjes së “detyruar” të Krimesë nga Ukraina, por nuk i adresoi drejtpërdrejt deklaratat e Trumpit. “Shpresoj që fuqia jonë e përbashkët me Amerikën, me miqtë tanë evropianë, ta detyrojë Rusinë drejt një paqeje të vërtetë”.

Më herët, Zelensky tha se një nga pikat kryesore në agjendën e tij është sigurimi i garancive të forta të sigurisë nga udhëheqësi amerikan kundër agresionit të mëtejmë rus, diçka që zyrtarët amerikanë sinjalizuan se ishte një mundësi reale pasi për muaj të tërë e kishin minimizuar potencialin e një kërkese të tillë.

Steve Witkoff, i dërguari amerikan që gjerësisht shihet si një nga negociatorët kryesorë amerikanë me Moskën, sugjeroi se Trumpi dhe presidenti rus, Vladimir Putin, ishin pajtuar për ofrimin e “garancive të fuqishme të sigurisë” për Ukrainën.

“Arritëm të fitonim këtë koncesion [nga Putini]: Që Shtetet e Bashkuara mund të ofronin mbrojtje të ngjashme me nenin 5, që është një nga arsyet e vërteta pse Ukraina dëshiron të jetë në NATO”, tha Witkoff për programin “State of the Union” të CNN-it.

“Ishte hera e parë që dëgjova rusët të pajtoheshin për këtë gjë”, shtoi Witkoff.

Zelensky – i cili prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar NATO-s ose për të marrë garanci sigurie nga Uashingtoni dhe nga e ashtuquajtura ‘Koalicioni i Vullnetit’ i Evropës – tha se do të kërkojë më shumë detaje mbi këtë çështje në takimin, që është planifikuar të nisë në orën 13:15, sipas kohës lokale në Uashington.

“Nuk ka detaje se si do të funksionojë, dhe cili do të jetë roli i Amerikës, roli i Evropës, dhe çfarë mund të bëjë BE-ja – dhe kjo është detyra jonë kryesore: Ne kemi nevojë që siguria të funksionojë në praktikë si Neni 5 i NATO-s”, deklaroi ai, duke iu referuar klauzolës së aleancës që përcakton se një sulm ndaj një shteti anëtar konsiderohet sulm ndaj të gjithëve.

“Është një vendim historik që SHBA-ja është e gatshme të marrë pjesë në garancitë e sigurisë për Ukrainën”, tha Zelensky më vonë në Telegram.

Prej kohësh, zyrtarët amerikanë e kanë refuzuar idenë e anëtarësimit të Kievit në NATO dhe në të kaluarën kanë hezituar që të flasin për garanci të drejtpërdrejta sigurie për Ukrainën. Zyrtarët e administratës së Trumpit thanë se çdo garanci do të ishte jashtë NATO-s.

Takimi në Shtëpinë e Bardhë vjen pas samitit që Trump mbajti me Putinin në Alaskë, i cili duket se solli pak ose aspak rezultate, por shqetësoi Kievin dhe aleatët e tij mbi atë që kritikët e panë si një rikthim të Trumpit drejt pozicionit të Kremlinit për përfundimin e konfliktit, i cili u shndërrua në luftë të shkallës së plotë pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës në shkurtit të vitit 2022.

Më alarmuese për Ukrainën dhe mbështetësit e saj kanë qenë deklaratat e Trumpit se Kievi do të duhet t’i japë territor Rusisë në një “shkëmbim territori”.

Po ashtu shqetësuese ishin deklaratat e Trumpit se një armëpushim i menjëhershëm – që për një kohë të gjatë është kërkuar nga Uashingtoni, Kievi dhe udhëheqësit evropian – nuk është më hapi i dëshiruar.

Në vend të kësaj, Trump – që duket se është në linjë me dëshirat e Putinit – tha se palët duhet të negociojnë për një marrëveshje të plotë paqeje, e cila me gjasë do të marrë shumë më tepër kohë dhe, sipas kritikëve, do t’i japë Rusisë kohë për të arritur fitore të tjera në fushëbetejë kundër ushtarëve ukrainas që janë më pak në numër dhe kanë më pak armatim.

Udhëheqësit evropianë, shumë prej të cilëve mbajtën një video-konferencë më 17 gusht për të diskutuar për luftën në Ukrainë, thanë se do të udhëtojnë në Uashington për të mbështetur Zelenskyn gjatë takimit të tij me Trumpin, ndonëse nuk është menjëherë e qartë se në cilat takime do të marrin pjesë.

“Do të bashkohem në takim me presidentin Trump dhe udhëheqësit e tjerë evropianë në Shtëpinë e Bardhë nesër”, tha presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Pas deklaratës së shefes të Bashkimit Evropian, një sërë udhëheqësish evropianë, së bashku me sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, po ashtu njoftuan se do të udhëtojnë për në Uashington.

Pritet që në takime të marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kryeministri britanik, Keir Starmer, kancelari gjerman, Friedrich Merz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, dhe presidenti finlandez, Alexander Stubb.

Grupi Euroazia tha përmes një deklarate se “udhëheqësit evropianë kanë tri qëllime kryesore… të saktësohen detajet mbi mundësinë e garancive të sigurisë nga SHBA-ja për Ukrainën; të punojnë mbi përgatitjet për një takim të mundshëm trepalësh mes presidentëve Vladimir Putin, Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump; dhe të kundërshtojnë idenë e shkëmbimit të territoreve”.

Teksa janë intensifikuar përpjekjet diplomatike, lufta dhe vrasjet në Ukrainë po vazhdojnë.

Kryetari i Harkivit, Ihor Terekhov, shkroi në Telegram se tre persona u vranë gjatë natës dhe 17 të tjerë u plagosën në një sulm me raketë balistike të kryer nga Rusia në këtë qytet ukrainas, që gjendet afër kufirit me Rusinë. Detaje të tjera për këtë sulm ende nuk janë zbardhur./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Takim trump Ukrain Vizion Plus Zelensky

Nga e njëjta kategori

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një vend sekret

më shumë...

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në sistemin grek

më shumë...

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës së Lartë rishqyrtimin e arrestit me burg

më shumë...

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve në Kiev

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:06

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një...

5:03

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në...

5:00

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës...

4:59

Moska njofton sulme të reja ndaj institucioneve...

4:40

Temperatura ideale për plazh, sa do të...

4:33

Jep dorëheqjen nga detyra drejtori i Agjencisë...

4:30

Fshiheshin në Dubai, arrestohen për ekstradim 5...

4:06

Irani zbulon detaje për Mojtaba Khamenein: Pësoi...

3:52

Papa Leo XIV paralajmërim për IA, Ati...

3:46

“Honoris Causa” për Lucia Nadin, studiuesja e...

3:35

Hapen aplikimet për bujqësinë, 5.2 miliardë lekë...

3:26

Ministri grek i Mbrojtjes në Tiranë, Nikos...

3:19

Jep dorëheqjen drejtori i Policisë së Tiranës,...

3:15

Berisha: Këtu do jem deri 95 vjeç!...

3:07

Gjykata: Të rihetohet Jonaid Myzyri. SPAK kërkoi...

2:58

Katër kandidatë për ambasadorë, zhvillojnë dëgjesë me...

2:35

Zbardhet lista e kandidatëve për drejtimin e...

2:30

Lituania mbështetje për anëtarësimin e Shqipërinë në...

2:09

“Posta e Rreme”/ Arrestohet francezi mashtrues, në...

1:34

Java e fundit e majit vendimtare! Meri...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Çfarë ndodh me trupin nëse konsumoni mjaltë çdo ditë? Përfit...
  • Valë e pazakontë e të nxehtit godet Francën, temperaturat ...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.