E hënë, 14 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Jemi gati të heqim dorë nga anëtarësimi në NATO për paqen

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr, Zelensky tha se ishte gati të braktiste përpjekjen e Kievit për anëtarësim në NATO në këmbim të garancive të sigurisë nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa, në një veprim që synon avancimin e bisedimeve të paqes të planifikuara për të dielën në Berlin.

“Po flasim për garanci dypalëshe sigurie midis Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara, domethënë, garanci sipas Nenit 5 (…), si dhe garanci sigurie për ne nga partnerët tanë evropianë dhe vende të tjera si Kanadaja, Japonia dhe të tjera”, u tha Zelensky gazetarëve në një bisedë në WhatsApp sipas Financial Times.

Përballë trysnisë së presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për te nënshkruar një marrëveshje për paqe, e cila fillimisht mbështeste kërkesat e Moskës, Zelensky e akuzoi Rusinë se po e zvarrit luftën përmes bombardimeve vdekjeprurëse mbi qytete dhe infrastrukturë të energjisë elektrike dhe ujit në Ukrainë.

Taulant Halili
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh