E mërkurë, 23 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zelensky: Fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e aleatëve

Presidenti Volodymyr Zelensky ditën e sotme, gjatë një vizite të Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha se fitorja e Ukrainës në luftën kundër Rusisë varet nga vendimet e shpejta që do të merren nga aleatët këtë vit.

Zelensky tha se Ukraina planifikoi të përdorte një hua të propozuar prej shumë miliardë dollarësh nga Bashkimi Evropian për mbrojtjen ajrore, energjinë dhe blerjet e armëve vendase.

“I gjithë plani bazohet në vendime të shpejta nga partnerët tanë. Plani bazohet në vendime që duhet të ndodhin nga tetori në dhjetor dhe jo duke vonuar këto procese,” tha ai në konferencën për shtyp së bashku me von der Leyen. /vizionplus.tv

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë