Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Zelensky falënderon partnerët për dërgimin “armëve që i nevojiten Ukrainës”

23 Prill 17:37

Zëvendës komandanti i ushtrisë ruse tha se qëllimi i Moskës është të kontrollojë Donbasin dhe Ukrainën jugore, gjë që do t’i jepte Rusisë qasje në enklavën separatiste moldave të Transnistrias dhe do t’ia bllokonte Kievit qasjen në Detin e Zi. Por, zyrtarët amerikanë janë zotuar se do të ndihmojnë Ukrainën të mbrohet.

 

Ndërsa sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës vazhdonte në qytetin e Kharkivit, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken priti kryeministrin e Ukrainës Denys Shmyhal në Departamentin e Shtetit të premten. Zoti Blinken përsëri shprehu besimin se Ukraina do të mbijetojë në këtë luftë.

 

“Mendoj se kjo është vizita e parë e një zyrtari të lartë të qeverisë ukrainase që nga fillimi i agresionit rus, një dëshmi e mëtejshme se një Ukrainë e pavarur dhe sovrane do të ekzistojë shumë më gjatë se Vladimir Putini”, tha ai.

 

Kryeministri Shmyhal dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy falënderuan Shtetet e Bashkuara dhe partnerët e tjerë perëndimorë që “më në fund” siguruan armët që i nevojiten Ukrainës për të luftuar kundër ofensivës së Rusisë në Donbas dhe Ukrainën jugore.

“Falenderoj të gjithë partnerët tanë që më në fund na dëgjuan, të cilët po na ofrojnë pikërisht atë që kërkuam. Sepse ne e dimë me siguri se me këto armë do të mund të shpëtojmë jetët e mijëra njerëzve”, tha presidenti Zelenskyy.

 

Në Pentagon, zëdhënësi John Kirby u pyet nëse forcat e Ukrainës, tani që po furnizohen me armë të rënda, do të jenë në gjendje të mposhtin rusët.

 

“Unë mendoj se kjo është një pyetje që vetëm forcat e armatosura të Ukrainës mund t’i përgjigjen, jo ushtria e Shteteve të Bashkuara. Ajo që mund t’ju them është se ne, së bashku me mbi 30 vende të tjera, po bëjmë gjithçka që mundemi për t’u dhënë atyre mjetet që u nevojiten për të mbrojtur veten dhe për të larguar rusët”, tha ai.

 

Disa vëzhgues thonë se vlerësimi i Shteteve të Bashkuara për aftësinë e Ukrainës për të fituar ka ndryshuar gjatë dy javëve të fundit.

 

“Deri në javën e fundit, mendoj se amerikanët nuk ishin plotësisht të bindur se Ukraina mund të fitonte. Dhe kishte disa dyshime nëse dërgimi i këtyre armëve të rënda ishte i nevojshëm. Unë mendoj se pati një ndryshim në javën e fundit, dhe tani janë marrë vendimet për t’i dhënë Ukrainës armë shumë më serioze”, thotë historiania Anne Applebaum.

 

Përpara Pashkëve Ortodokse këtë të dielë, Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel tha se ai i bëri thirrje presidentit rus Vladimir Putin gjatë një telefonate të premten për të lejuar hyrjen e ndihmave humanitare në qytetin e rrethuar të Mariupolit, ku civilët vazhdojnë të jenë të bllokuar./VOA

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
armë Falenderim Partnere Zelensky

Nga e njëjta kategori

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës së Hormuzit

më shumë...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

më shumë...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

më shumë...

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen e papritur të senatorit Lindsey Graham

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • “Vinte në orët e para të mëngjesit në shtëpi”, flet nëna e t...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.