Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 September 2026
Vizion fokus

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet...

“Inter i fortë, nuk u tremb nga Reali”, Seedorf...

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja,...

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri, vlera e...

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes së klubit...

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll konsullatën britanike...

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në BE

Zelensky: Bllokada e portit rus mund të nënkuptojë miliona të vdekur nga uria

9 Qershor 22:47

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy akuzoi Rusinë se po vazhdon t’i “bëjë shantazh botës përmes urisë” duke bllokuar portet e Ukrainës dhe duke frenuar eksportet e grurit, misrit, vajit vegjetal dhe produkteve të tjera ushqimore.

 

Në një mesazh të regjistruar në video për mbrëmjen gala të revistës Time të enjten, presidenti Zelensky tha se veprimet e Rusisë e kanë lënë botën “në prag të një krize të tmerrshme ushqimore”.

“Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse vazhdon bllokada ruse e Detit të Zi”, tha zoti Zelensky.

 

Rusia ka fajësuar sanksionet ndërkombëtare për rënien e eksporteve dhe ato që thotë se janë minat e Ukrainës në Detin e Zi. Luftimet e ashpra vazhduan të enjten në qytetin lindor të Sievierodonetskut dhe zyrtarët ukrainas që thanë se u nevojitet artileri me rreze të gjatë veprimi për të mposhtur forcat ruse që kanë pushtuar zona të mëdha.

 

Presidenti Zelenskyy tha në një fjalim të veçantë të mërkurën vonë se beteja për Sievierodonetskun është “një nga më të vështirat” e luftës, ndërsa theksoi rëndësinë e tij në rajonin kyç të Donbasit.

“Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje”, tha presidenti Zelensky.

 

Forcat ukrainase u detyruan të tërhiqen në periferi të Sievierodonetskut të mërkurën pas një sulmi të ashpër rus. Ditë më parë, forcat ukrainase nisën një kundërofensivë që u dha atyre kontrollin e rreth gjysmës së qytetit, por guvernatori rajonal i Luhanskut, Serhiy Haidai i tha medias RBC-Ukrainë se kur Rusia filloi të rrafshonte qytetin me bombardime dhe sulme ajrore, nuk kishte kuptim të qëndrohej më gjatë.

 

“Forcat tona tani kontrollojnë përsëri vetëm periferinë e qytetit,” tha guvernatori Haidai. “​Por luftimet po vazhdojnë; forcat tona po mbrojnë Sievierodonetskun. Është e pamundur të thuhet se rusët kontrollojnë plotësisht qytetin”.

 

Ai pranoi vështirësitë për forcat e Kievit, duke thënë për agjencinë Associated Press se “gjithçka që zotëron ushtria ruse – artileri, mortaja, tanke, aviacion – të gjitha po i përdor në Sievierodonetsk për të fshirë qytetin nga faqja e dheut dhe për ta marrë plotësisht nën kontroll”.

 

Guvernatori Haidai tha se forcat ukrainase mund të tërhiqen në pozicione më të mbrojtura, të tilla si Lysychansku, një qytet përtej lumit Siverskyi Donets që ndodhet më në lartësi. Ai ka sugjeruar edhe më parë se forcat e Kievit do të duhet të tërhiqen për të shmangur rrethimin./R.E.L

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Bllokadë Port te vdekur Uri Zelensky

Nga e njëjta kategori

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në sfond përplasja për AfD-në

më shumë...

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për çdo skenar!

më shumë...

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit, reagojnë deputetet socialiste: Dhuna është dhunë dhe duhet trajtuar njësoj nga institucionet

më shumë...

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur nga Kanadaja, kanabisi do shitej në Kosovë dhe Shqipëri, si ranë në grackë dy personat

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

5:04

Shtyhet telefonata mes Merz dhe Trump, në...

4:48

Greqia paralajmëron Turqinë: Jemi të përgatitur për...

4:36

Sulmi ndaj Iris Luarasit dhe Ilva Gjuzit,...

4:25

Parashikimi i motit për ditën e enjte,...

4:22

“Inter i fortë, nuk u tremb nga...

4:19

“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur...

4:15

Këshillat e mjekut: Si të qëndrojmë të...

3:15

Detaje nga sekuestrimi i drogës të ardhur...

3:06

107 kg drogë nga Kanadaja në Shqipëri,...

2:52

U zgjodh kryetare e Kuvendit, Albulena Haxhiu...

2:43

Nga fusha te pronësia! Messi pranë blerjes...

2:37

Britania përplaset me Izraelin, Tel Avivi mbyll...

2:25

Hungaria vendos veton për anëtarësimine Ukrainës në...

2:18

Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga...

1:52

Zjarr në kodrat e fshatit Bago të...

1:45

Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali,...

1:28

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran, nafta kalon mbi...

1:15

Sa gjatë mund ta ruajmë ushqimin në...

1:03

I dënuar në Bari për trafikim droge,...

12:47

Reforma territoriale, ambasadori i OSBE: Duhet të...

Më të klikuarat

  • Larje hesapesh?! Ekzekutohet 35-vjeçari shqiptar në Itali, u...
  • Ia lidhën duart dhe e qëlluan nga afër, detaje tronditëse ng...
  • Sulmi verbal ndaj Iris Luarasit, reagon Rama: Çfarë mjerimi...
  • Ndjekja e Iris Luarasit nga protestueset, Koçiu: Kjo nuk ësh...
  • Telefonata e rreme për pak shkaktoi aksident mes zjarrfikëse...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.