Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 August 2026
Vizion fokus

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën e Rusisë...

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më...

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca rrit numrin...

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush lëshon muzikën...

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe Libohovës në...

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim futbollin

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore amerikane

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po nxit paqëndrueshmëri...

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në protestë

Zelenski: Rusia do të vuajë ndër breza nëse nuk mban menjëherë bisedime për paqe

19 Mars 19:53

Presidenti Volodymyr Zelenskiy bëri thirrje të shtunën për bisedime gjithëpërfshirëse paqeje me Moskën për të ndaluar sulmin e saj ndaj Ukrainës, duke thënë se përndryshe Rusisë do t’i duheshin disa breza për të rikuperuar humbjet e saj në këtë luftë.

Forcat ushtarake ruse kanë pësuar humbje të mëdha dhe përparimi i tyre kryesisht ka ngecur që kur Presidenti rus Vladimir Putin nisi sulmin më 24 shkurt.

Megjithatë, trupat ushtarake ruse kanë rrethuar qytete, duke i kthyer në rrënoja zonat urbane dhe ditët e fundit kanë intensifikuar sulmet me raketa ndaj objektivave të ndryshëm në Ukrainën perëndimore, larg nga fushat kryesore të betejës në veri dhe lindje të vendit.

Të shtunën, Rusia tha se raketat e saj hipersonike kanë shkatërruar një depo të madhe nëntokësore raketash e armatimesh për avionë luftarakë në rajonin perëndimor Ivano-Frankivsk. Armët hipersonike mund të lëvizin më një shpejtësi pesë herë më të madhe se shpejtësia e zërit. Agjencia ruse Interfax tha se ishte hera e parë që Moska i kishte përdorur ato në Ukrainë.

Një zëdhënës i Komandës së Forcave Ajrore të Ukrainës konfirmoi sulmin, por tha se pala ukrainase nuk kishte informacion mbi llojin e raketave të përdorura.

Autoritetet ukrainase thanë të shtunën se nuk kanë parë ndonjë ndryshim të rëndësishëm gjatë 24 orëve të fundit në zonat e vijës së parë të frontit, duke vënë në dukje se qytetet e Mariupolit, Mikolaivit dhe Khersonit në jug, apo dhe Iziumi në lindje, vazhdonin të ishin objektiva të luftimeve më të ashpra.

Më shumë se 3.3 milionë refugjatë janë larguar tashmë nga Ukraina përmes kufirit të saj perëndimor, rreth 6 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit, në një përpjekje për t’iu shmangur bormbardimeve.

Përpjekjet për evakuimin e civilëve nga qytetet e rrethuara përmes korridoreve humanitare vazhduan edhe sot.

Autoritetet ukrainase thane se shpresonin të hapnin 10 rrugë të tilla të shtunën.

Sanksionet e paprecedentë perëndimore që synojnë të gjymtojnë ekonominë e Rusisë nuk e kanë detyruar ende Presidentin Putin t’i japë fund atij që e quan një operacionit special ushtarak për të çarmatosur fqinjin e saj dhe për ta pastruar atë nga “nazistët”, sikurse thotë ai. Kievi dhe aleatët e tij e kanë quajtur këtë një pretekst të pabazë për luftë./ Voa

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
breza Rusia Zelenski

Nga e njëjta kategori

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë me sende të forta, shpallen në kërkim 5 persona

më shumë...

Tirana Central Park, një adresë e re që bashkon cilësinë e jetës me vlerën e investimit

më shumë...

Rritje e madhe e çmimit të naftës, shkon në 214 lekë për litër, në bursat ndërkombëtare është ulur

më shumë...

Komedia “Demos” shfaqet në Korçë, vepra e Aristofanit mbetet aktuale me problemet që trajton

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:40

Zelensky: Konflikti me Iranin lidhet me luftën...

10:26

Nëse doni të kujdeseni për zemrën, ekspertët...

10:17

Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda!...

10:11

Pas hyrjes së emigrantëve në Ceuta, Franca...

10:09

Policia monitoron zhurmat në territor, Lamallari: Kush...

9:45

Reforma Territoriale, edhe banorët e Memaliajt dhe...

9:40

Këto 5 momente mund të jenë fillimi...

9:25

FIFA i përgjigjet UEFA-s: Nuk po shesim...

9:25

Rrëzohet një avion F-35 pranë bazës ajrore...

9:09

Shefi i OKB: Konflikti i Gjirit po...

8:51

Dita e 62-të e protestës, qytetarët mblidhen...

8:46

Reforma Territoriale, qytetarët e Prrenjasit sërish në...

8:45

Tepelenë/ Të shtëna me armë dhe dhunë...

8:43

Reforma Territoriale, edhe banorët e Divjakës kundër

8:19

Paralajmëron Trump: Do ta godasim Iranin “shumë...

8:01

Kundër Reformës Territoriale! Qytetarët e Dimalit në...

7:48

Pasi i vranë babanë, Gjykata urdhëron edhe...

7:36

Tirana Central Park, një adresë e re...

7:19

49 mijë maroken në Ceuta, Italia pezullon...

6:49

Dasma e Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez...

Më të klikuarat

  • Skena filmi në plazhin e Siçilisë, çanta me 700,000 euro del...
  • Tërmet në Napoli, ja sa ishte magnituda! Mediat: Më i forti...
  • Aksident i rëndë në Kretë, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
  • Aksidentohet “Cekja” i Beratit, përplaset me klerikun në Gji...
  • Produkte ushtarake të prodhuara në vend, Rama: Mos u çudisni...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.