Subscribe

Menjëherë pas fitores së bujshme të zgjedhjeve presidenciale në Ukrainë, Volodimir Zelenski përballet me një provë të vështirën në marrëdhëniet diplomatike me Rusinë. Një ditë më parë presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi një urdhër që thjeshton procedurën për marrjen e një pasaporte ruse për banorët e Ukrainës lindore të kontrolluar nga separatistët. Ky veprim e ka detyruar Kievin të bëjë thirrje për më shumë sanksione ndaj Moskës.

 

Ndërsa nuk ka munguar edhe reagimi i Departamentit Amerikan të Shtetit i cili e konsideron këtë veprim si tepër provokues dhe sulm mbi sovranitetin e integritetin territorial të Ukrainës”.

 

Dekreti vlen për njerëzit që jetojnë në rajonet Donjeck dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat janë kapur nga separatistët pro-rusë në vitin 2014, pasi Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë. Që atëherë, konflikti në këto rajone ka marrë rreth 13,000 jetë njerëzish.

 

Presidenti Zelenski tha se veprimi i Putinit tregonte se Rusia po bënte luftë në Ukrainë dhe nuk i afron të dy palët në paqe. Ai kërkoi që bashkësia ndërkombëtare të kërcënojë Rusinë me më shumë sanksione.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *