Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy tha se ishte mirënjohës ndaj Presidentit amerikan Joe Biden për ndihmën shtesë ushtarake, por shtoi se nuk do të fliste konkretisht se çfarë përfshinte paketa e re e ndihmës, pasi nuk donte, siç tha, t’i jepte informacion Rusisë.

 

Gjatë një fjalimi të mbrëmjes drejtuar kombit, ai tha se mbrojtja më e mirë është kur armiku nuk di se çfarë e pret. Ai shtoi se Moska nuk e dinte se çka e priste pas 24 shkurtit, ditën kur sulmoi Ukrainën.

 

Sipas zotit Zelenskyy Rusia priste ta gjente Ukrainën njësoj si në vitin 2014, kur pushtoi Krimenë, pa luftë e në mbështetje të separatistëve, ndërsa ata merrnin kontrollin e rajonit lindor të Donbasit. Tashmë Ukraina është një vend tjetër dhe me mbrojtje shumë më të fortë tha Presidenti Zelenskyy. Ai shtoi gjithashtu se nuk ishte koha për t’i zbuluar taktikat e Ukrainës, ndërsa negociatat me Rusinë janë në vazhdim.

 

“Të punosh në heshtje më shumë sesa në televizion, radio apo në Facebook, kjo është mënyra e duhur”, tha ai./ Voa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *