Ish-kryeministri Sali Berisha mendon se shpallja “non grata” nga SHBA i erdhi ngaqë ka denoncuar publikisht projektin për ndarjen e kufijve.

 

Por gazetari Milaim Zeka, në një intervistë për “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, e sfidoi Berishën që të nxjerrë marrëveshjen që flet për ndarjen e Kosovës.

 

Ai e sulmoi ish-kryeministrin, duke shtuar se ka sajuar për ish-presidentin Hashim Thaçi se ka projektuar ndarjen e Kosovës.

 

“Nëse Sali Berisha apo Albin Kurti apo cilido politilkan mund të dëshmojë përmes ndonjë dokumenti që ka ekzituar një paramarrëveshje për ndarjen e Kosovës, jam dorëheqjen nga të gjitha funksionet e mia publike, edhe nga profesioni i gazetarit. Të gjitha këto janë sajesa dhe mbulesa nga ana e Sali Berishës, por edhe nga e Albin Kurtit. Berisha për fatin e keq dhe për fatin e zit ë kombit shqiptar është marrë në mënyrë ekskluzive me akuzat më banale dhe më fyese ndaj ish-presidentit Thaçi duke e akuzuar për diçka që nuk ekziston. Që Thaçi ka patur plan të ndajë Kosovën, kjo është teori në mendjet e sëmura të njerëzve. Hashim Thaçi ka bërë 1 milion gabime e të këqija në politikën e brendshme të Kosovës, por që ka dashur të ndajë Kosovën, këtë nuk e beson asnjë njeri gjysmënormal, jo më normal”, tha Milaim Zeka përballë moderatores Pranvera Borakaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *