E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Zëdhënësi i Metës: S’na çudit më shkelja e Kushtetutës, sot ju tregoj qëllimin e KRYEKÇK

Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi e konsideroi miratimin e paketës “Anti-KÇK” në kuvend mbrëmjen e të mërkurës, mungesë serioziteti dhe panic të mazhorancës për ta kaluar këtë ligj me ngut.

Blushi shtoi se është po kaq e cuditshme që ky ligj miratohet në errësirë të plotë vetëm pak orë para se Komisioni I Venecias të nisë takimet në Tiranë, me kërkesë të vetë kuvendit.

Reklamë

 

Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.

Reklamë

 

Zëdhënësi i Metës shton se tani për Presidencën nuk bën më cudi dhunimi sistematik i Kushtetutës nga ana e qeverisë. Megjithatë Blushi paralajmëroi një konferencë për shtyp të kreut të shtetit, mbi qëllimin që sipas tij, ka në të vërtete kalimi në kuvend I ligjit që Tedi Blushi e quan. KRYEKÇK.

 


Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.
Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.

Vazhdo të lexosh

Reklamë