Nga studio e Zerit te Amerikes Monika Kryemadhi u shfaq shfaqur me nje ton shume me te zbutur krahasuar me deklaratat e saj ne Tirane.

Kryetarja e LSI foli per domosdoshmerine e nje pakti kombetar mes te gjitha subjekteve politike.

 

Unë mendoj që sot në radhë të parë, të gjitha partitë politike duhet të heqin dorë nga pushteti i tyre. Nëse Shqipëria ka nevojë për një pakt kombëtar, për një pakt kombëtar që tju garantojë atyre hapjen e negociatave, sepse ky është një nga problemet më kryesorë që kemi ne sot. Ne flasim për korrupsion faktikisht, por nuk flasim për një rrezikshmëri shumë të madhe që po i vjen Shqipërisë, ajo që është ngelja e Shqipërisë jashtë gjithë projektit të zgjerimit të BE-së. Nëse Shqipërisë nuk do t’i hapen negociatat me Maqedoninë sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe nëse Shqipëria do të mbetet në grupin e fundit me Bosnje Hercegovinën dhe Kosovën, të mos harrojmë do të thotë të varësh mëlçitë në qafë ujkut. Do të thotë që Shqipërinë ta lësh nën influencën ruse. Dhe mos harrojmë që Shqipëria është një nga shtetet në Ballkan, që kurrë nuk e ka pranuar influencën ruse. Dy herë ka dështuar Rusia për të hyrë në Shqipëri. Në vitet 70-të dhe tashmë, sepse vetë populli shqiptar, qoftë Kosova, qoftë Shqipëria janë popujt më proamerikan, jo vetëm në rajon, por edhe në Europë. Dhe ne nuk duhet ta lëmë në asnjë mënyrë, për shkak të konflikteve dhe ambicieve tona politike.

 

Sa I takon akteve te dhunes ne protestat e opozites , Kryemadhi siguroi se partia qe ajo drejton do te distancohet gjithmone ndaj cdo msulmi mbi institucionet.

 

Sigurisht që dënoj çdo lloj dhune dhe çdo lloj agresioni të kujtdo individi, qoftë ndaj policisë, por edhe të policisë ndaj protestuesve. Qëllimi i LSI nuk është të pushtojë godinat. Nuk janë problem godinat e Shqipërisë, nuk janë problem policët e Shqipërisë, nuk janë problem as punonjësit e administratës. Sot është problem fenomeni, i cili ka kapur shtetin. Qëllimi i LSI është të pushtojë zemrat e shqiptarëve, të rikthejë shqiptarët në Shqipëri dhe ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre. Ajo që është sot një nga problemet kryesore, që kemi ne sot, është që ne duhet të mbyllim njëherë e përgjithmonë tranzicionin. Jemi i vetmi vend që vazhdojmë në tranzicion. Kemi filluar procesin e integrimit europian përpara Kroacisë. Kroacia sot është anëtare e Bashkimit Europian me të drejta të plotë, ndërsa ne po zvarritemi e po zvarritemi duke shkuar në një rrugë pa fund, dhe pa drejtimin e duhur.

 

Kryetarja e levizjes socialiste per integrim u ndal edhe tek rreziku I ndikimit rus duke thene se Shqiperia e ka refuzuar vazhdimisht influencen e Moskes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *