Ndjenjat janë një detaj që jo gjithkush është në gjendje që ti vërë në dukje, ndaj është e rëndësishme që në një mënyrë apo në një tjetër të jemi të vëmendshëm në lidhje me shenjat dalluese.

 

Duhet që në momente të ndryshme të jeni në gjendje që të dalloni sjelljen e një personi që keni përball për ta nxjerr në pah tërheqjen që ai në të vërtet mund të ketë për ju.

 

Sapo një person fillon t’ju pëlqejë, ai nuk qesh. Nëse ndjenjat janë shumë të forta, ai gjithashtu mund ta ngrejë pak vetullat.

 

Nëse dikush ju pëlqen, mundohet të takohet me ju papritur. Pra, tentojnë të “përplasen” më ju në çdo moment.

 

Ka edhe nga ata persona që ju pëlqejnë dhe që mundohen t’ju shmangin. Ata përdorin edhe gjuhën e ashpër në bisedë, duke menduar se kjo gjë do t’i ndihmojë t’i fshehin ndjenjat.

 

Një person papritmas ndryshon mënyrën e tij të bisedës dhe kthehet, në një poet, filozof dhe gazetar. Është e lehtë të flasë për tema më të komplikuara dhe interesante, edhe nëse nuk ka menduar më parë për to. Nëse jeni me fat, një person i zakonshëm do të kthehet në një komedian.

 

Një person kur bie në dashuri, interesohet për të njëjtat gjëra si ju. Krejt befasisht, ai fillon të interesohet për sportet ose fillon të lexojë gjë që më parë me siguri nuk e ka bërë.

 

Nëse një djalë me një grua ecin së bashku dhe djali i vendos dorën vajzës në pjesën e poshtme të shpinës, ai dëshiron t’i tregojë asaj që është gjithmonë aty për të dhe se do ta mbështesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *