Dashuria e pamundur është një term që mund ta kemi dëgjuar shpesh por jo gjithmonë mund të kemi besuar në një gjë të tillë.

 

Shpesh kemi persona që dashurohen marrëzisht pas partnerit të tyre, për shumë arsye.

 

Me siguri jeni të mendimit se “dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie” dhe me të drejtë, sepse sipas hartës së shenjave të horoskopit ekzistojnë disa kombinime shenjash në çift që janë të destinuara të dashurohen marrëzisht, por të mos përfundojnë bashkë.

Më poshtë do të lexoni 3 çifte kombinimesh të shenjave të horoskopit që nuk shkojnë me njëri tjetrin.

 

Virgjëresha dhe Peshqit

Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

 

Dashi dhe Peshorja

Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë!

 

Demi dhe Akrepi

Edhe pse konfliktet nuk mungojnë në këtë çift, ata kanë një pasion të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit. Seksi mes tyre është gjithashtu i mrekullueshëm. Mirëpo Demat janë më pasivë në marrëdhënie dhe këtë gjë Akrepi e urren sepse pasionin që ndajnë në dhomë ata nuk arrijnë ta shpërndajnë edhe në sferat e tjera të lidhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *