Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 August 2026
Vizion fokus

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik, për sa...

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët, vihet nën...

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me pisha

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave! Ndërhyrje nga...

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në hapësirën ajrore...

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat e tërmetit...

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24 vjeçari ra...

Zbuloni çfarë thonë shenjat e horoskopit për ju këtë të shtunë 19 janar 2019!

19 Janar 09:00

Dashi

Edhe ata persona që do jenë totalisht të përhumbur në dashuri, duhet të bëjnë një hap pas, ose të rrinë në heshtje, pasi parashikohen tensione të forta të cilat duhen menaxhuar me kujdes. Kjo e shtunë do ju gjejë të përhumbur në aktivitete dhe situata që ndryshojnë papritur. Do ju duhet të jetoni disa emocione më shumë.

 

Demi

Do të ndjeni që t’iu rrahë zemra fortë, gjë që do të jetë diçka ideale për shumë prej jush, të cilët kanë nevojë që të rigjejnë ekuilibrin me ndjenjat. Në sajë të ndikimit të Saturnit dhe Mërkurit, do të jeni të mbushur gjithë ide krijuese. Për gjithë ata që dëshirojnë të zgjerojnë familjen, kjo është një periudhë mjaft e favorshme.

 

Binjakët

Shumë prej jush do të gjenden përballë një sërë pengesash, të cilat duhet ti kalojnë në mënyrë diplomatike. Qysh prej fundit të dhjetorit, raporti në çift nuk është më i qartë, ku ka dyshime dhe xhelozi të shumta. Është më mirë që të bëni durim, se sa të thoni gjëra të gabuara. Do të përjetoni momente tensioni dhe mungesë vendosmërie, lidhur me raportin ku jeni të përfshirë.

 

Gaforrja

Parashikohet një ditë mjaft interesante. Do të ndjeni nevojën për të vënë në rregull jetën tuaj dhe për të mbajtur nën kontroll emocionet, sidomos nëse së fundmi jeni përballur me dyshime të shumta. Kush e ka gjetur veten të përfshirë në dy histori dashurie, do ti duhet të bëjë një zgjedhje të rëndësishme duke vendosur ekuilibrin. Kjo është një ditë që parashikon rikuperim emocional.

Luani

Kjo e shtunë do të jetë mjaft e rëndësishme, për tu rikthyer në lojë sa i takon ndjenjave. Venusi dhe Marsi do të sjellin përforcim ndjenjash dhe raporti në çift. Mund të tërhiqeni nga një person çmendurisht. Kjo gjë është mjaft e mirë, sidomos nëse keni kaluar një krizë dhe dëshironi të rikuperoni.

 

Virgjëresha

Do të arrini që të rigjeni qetësinë, pasi së fundmi keni përjetuar momente aspak të lehta. Do të përballeni me të gjitha shqetësimet që ju kanë munduar, duke arritur të ndryshoni totalisht për mirë, rrjedhën e ditës suaj.

 

Peshorja

Do arrini që të qëndroni larg personave konfliktualë, duke arritur të gjeni qetësinë e munguar. Sa i takon punës, mund të mendoni që të vlerësoni më mirë një nismë të ndërmarrë, duke korrur sukses. Do t’iu duhet të lini përshtypje të mirë, duke bërë një lojë të dyfishtë.

 

Akrepi

Kush është në kërkim të qetësisë, do arrij që ta gjejë gjatë kësaj dite. Ndikimi i favorshëm i Mërkurit do ju dhurojë qetësi, ku në dashuri do arrini që të bëni zgjedhje të mëdha dhe mund ta shihni të ardhmen me më shumë optimizëm. Jeni të mbushur me pasiguri, të cilat duhet ti kaloni.
Shigjetari

Kjo është një prej ditëve më të mira të javës. Jeni të lirë të ndryshoni stilin e jetës dhe të merrni vendime të rëndësishme, pa u përballur me asnjë pengesë. Kush është i përfshirë mes dy zgjedhjeve, duhet ta shtyjë për një moment tjetër në mënyrë që të shmangë konfliktet.

 

Bricjapi

Në dashuri do të ketë pakënaqësi. Nëse flisni shtruar me partnerin/en, do arrini që të gjeni një zgjidhje të përbashkët, duke forcuar raportin në çift. Bëni mirë të reflektoni dhe të shmangni konfliktet, në sektorët e tjerë të jetës. Ujori Kjo ditë do ju gjejë në formë të shkëlqyer fizike. Megjithatë do të ketë situata të cilat do ju fusin ankth, sidomos në vendin e punës. Raportin në çift duhet ta mbani nën kontroll gjatë kësaj fundjave, pasi rrezikoni që të gaboni.

 

Peshqit

Dashuria do të kthehet në qendër të kësaj dite, por mbani parasysh se është momenti për të bërë sqarime. Bëni kujdes të mos gjeni ngushëllim në histori paralele, pasi rrezikoni të krijoni konfuzion. Bëni mirë të ndiqni zemrën tuaj. Nëse jeni vetëm apo së fundmi jeni ndarë, tashmë do të ndjeni nevojën për tu rikthyer në lojë./Tring

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
horoskop Shenja

Nga e njëjta kategori

Ecja nuk mjafton për kocka të forta, cilat ushtrime japin më shumë efekt

më shumë...

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun e kancerit të lëkurës

më shumë...

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të tregojnë se organizmi juaj ka nevojë për më shumë

më shumë...

5 frutat që ju mbajnë të hidratuar gjatë ditëve të nxehta të verës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

10:41

Pse nuk rekomandohet kafja menjëherë pas mëngjesit?

10:38

Irani mesazh Qipros: Nuk jeni në rrezik,...

10:19

Memaliaj/ Pas gjashtë orësh betejë me flakët,...

10:17

VIDEO/ Tërmeti i fuqishëm godet Perunë

10:02

Ecja nuk mjafton për kocka të forta,...

9:49

Lëngu i boronicës mund të ulë rrezikun...

9:26

Zjarri në Pukë, flakët “përpijnë” pyllin me...

9:13

Mungesa e magnezit, shenjat që mund të...

8:30

Zjarri në Milot, flakët shumë pranë banesave!...

8:29

Plagosi fqinjin në Shkodër pas sherrit për...

8:18

Flakët përfshijnë kodrat e Dukatit, dyshohet për...

7:32

Avioni luftarak italian rrëzon dronin ukrainas në...

7:28

Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7...

7:02

Mrekulli! 84-vjeçarja gjendet e gjallë nën rrënojat...

6:56

Zjarri në Gojan të Madh, vijon ndërhyrja...

6:41

Zbulohet arsenal armësh në Kosovë, policia gjen...

6:35

Tragjedia në Ranën e Hedhun, policia: 24...

6:19

U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet...

6:09

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën...

5:47

Tragjike! Ra nga gomonia, humb jetën 24-vjeçari

Më të klikuarat

  • Shembet miniera, vdesin 13 persona, plagosen 7 të tjerë
  • Nëna që tronditi Britaninë, e futi të birin në operacione të...
  • U kafshua nga gjarpri në Valbonë, flet turistja australiane:...
  • Tronditëse në Itali! Shqiptari tenton të vrasë bashkëshorten...
  • EMRI/ Kush është personi që u plagos në Shkodër, reagon poli...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.