E diel, 8 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Zbulohet varri 4300 vjeçar në Egjipt

Nga shkretëtirat e Egjiptit vijojne te zbulohen sekretet e një qytetërimi të lashtë magjepsës.

Arkeologet se fundmi kane zbuluar një varr të ruajtur mirë me mbishkrime që datojnë më shumë se 4.000 vjet më parë.

Varri mendohet se i përket një zyrtari të quajtur Khuwy, i cili ka jetuar gjatë dinastisë së pestë, një periudhë që përfshin shekullin e 24 para eres sone.

Zbulimi është pjesë e një nekropoli masiv në jug të Kajros dhe ka një dizajn të veçantë.

Reklamë

Mohamed Mujahid, kreu i ekipit të gërmimit, tha se varri është në formën e shkronjës L, me një korridor të vogël që çon në një paradhomë. Përtej një dhome shihen muret e mbuluara me relievë të pikturuar që tregojnë zyrtarin e ulur ne tryeze.

Gjetjet e fundit besohet se do të shtojnë numrin e vizitorëve ne Egjipt.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë