Subscribe

Pas një dekade kërkim historiani Geoffrey Marsh, arriti të zbulojë vendndodhjen e shtëpisë së dramaturgut të famshëm William Shakespeare në Londër, aty ku mori jetë tragjedia Romeo dhe Julieta.

 

Të dhënat dëshmojnë se Shekspiri kishte jetuar në një pronë me pamje nga oborri i Shën Helens, ne qendër të Londrës pranë stacionit “ Liverpool Street” si qiramarrës i kompanisë “Leathersellers”, një shoqëri që organizonte tregtinë e lëkurës.

 

“Vendi ku jetonte Shekspiri në Londër na jep një kuptim më të thellë të frymëzimeve për punën dhe jetën e tij”, tha studiuesi Marsh, i cili është drejtor i Departamentit të Teatrit dhe Performancës së Muzeut Viktoria dhe Albert.

 

Sipas tij Shakspere jetonte në një nga famullitë më të pasura në Qytet, së bashku me figurat e fuqishme publike, tregtarët e pasur ndërkombëtarë, mjekët e shoqërisë dhe muzikantët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *