Subscribe

Policia e Tiranës finalizoi operacionin e koduar chat line 4 ndërsa ne pranga ranë dy persona dhe u proceduan 7 te tjerë për shfrytëzim prostitucioni.

 

Mësohet se aktiviteti i paligjshëm kryhej ne një apartament ne rrugën Don Bosko ku 24 vjeçarja e identifikuar si Anushe Ll.

 

Rekrutonte vajza dhe i shfrytëzonte per prostitucion virtual. Ne apartamentin e kthyer si studio vajzat logoheshin ne një faqe Adult Work.

 

Gjate operacionit te policisë ne pranga ra dhe një 25 vjeçar Met Talim, ndërsa iu sekuestrua dhe një qese kanabis. Sipas policisë, ne apartament u sekuestruan gjithashtu 7 kompjuterë dhe pajisje te ndryshme qe përdoreshin për kryerjen e aktivitetit.

 

Ne gjendje te lire u proceduan dhe 7 vajza te moshave nga 23 deri ne 31 vjeç te cilat ushtronin prostitucionin virtual ndërsa 2 te tjera u shpallen ne kërkim, pasi kishin ndihmuar ne sigurimin e kushteve për ushtrimin e aktivitetit te paligjshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *