Zbulohet misteri i zjarrit, që përfshiu ndërtesën 24 katëshe javën e kaluar në kryeqytetin britanik Londër. Policia sqaroi se zjarri ra në një frigorifer në pjesën e ngrirjes dhe u përhap me shpejtësi, duke shkaktuar vdekjen e 79 personave dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Po kështu policia arriti në përfundimin se materialet e përdorura për izolimin e godinës nuk ishin rezistente ndaj zjarrit.

 

Autoritetet nuk përjashtojnë edhe ngritjen e akuzave për vrasje, ndonëse zjarri nuk ka qenë i qëllimshëm. Pavarësisht shifrës së deklaruar të viktimave ekziston frika se mund të ketë edhe persona të tjerë, për të cilët nuk ka informacione.

 

Pas ngjarjes së rëndë po kryhen kontrolle në ndërtesa të larta dhe ka rezultuar së në të paktën 600 kulla në të gjithë Britaninë është përdorur material i ngjashëm me atë të kullës Grenfell, që e bën të lartë rrezikun e rënies së zjarreve.

Posted Under:

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *