E diel, 15 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Zbulohet sasi e madhe heroine në një kamion në Elbasan, ja destinacioni

Një operacion i policise se Elbasani në bashkëpunim me prokurorine e këtij qyteti ka  bërë të mundur sekuestrimin e një sasie te konsiderueshme me heroine të fshehura ne nje kamion. Burime bëjnë me dije se bëhet fjalë për 10 kg heroine e ndarë ne 8 pako te mëdha.

Deri tani ne prangat e policise kane përfunduar 5 persona nderkohe qe vijon puna per identifikimin e personave te tjerë që mund të jenë perfshire. Kamioni kryente itinerarin Turqi-Shqiperi nderkohe që lenda narkotike dyshohet se kishte destinacion Greqinë.

Burime bejne me dije se pazaret per lenden narkotike beheshin ne Elbasan ku u evidentua dhe ngarkesa. Operacioni u krye ne drejtimin e kryeprokurorit te Elbasanit, Kreshnik Ajazi dhe Drejtorit te Policise, Alket Shatro.

Vazhdo të lexosh

Reklamë