Policia e Vlorës ka zbuluar një parcelë me bimë narkotike dhe një magazinë, ku bima e kultivuar thahej. Blutë e Vlorës njoftojnë se kanë asgjësuar 4930 bimë narkotike kanabis, në fshatin Bishan.

 

Gjithashtu në magazinën pranë parcelës janë gjetur e sekuestruar 198 kilogramë kanabis në proces tharjeje. Po ashtu, janë sekuestruar edhe disa municione luftarake, 2 armë zjarri kallashnikov, 1 armë gjahu dhe një sasi fishekësh luftarak, që u gjetën gjatë kontrollit të magazinës.

 

Si pasojë janë vënë në pranga 3 persona të dyshuar si autorë të kultivimit të lëndës narkotike.

 

Ndërkohë ndiqet penalisht kryeplaku i fshatit Bishan dhe 3 punonjës policie, pasi dyshohet se shpërdoruan detyrën duke mos përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë për kontrollin e zonës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *