E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbulohet parcela me 1800 fidanë kanabis në Bulqizë, arrestohet 19-vjeçari, në kërkim bashkëpunëtori

Policia e Bulqizës ka zbuluar një parcelë me1800 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit cannabis sativa në fshatin Okstun.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë shtetasi A.K., 19 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Gjithashtu u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi A.Z., 21 vjeç, banues në Fushë-Krujë (bashkëpunëtor me të arrestuarin).

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për kapjen e personit të shpallur në kërkim dhe dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë