E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 19 minuta më parë
Video · Kronikë

Zbulohet një tjetër laborator droge, këtë herë në Fier

Një tjetër laborator droge zbulohet këtë herë në një shtëpi banimi 3­kateshe në lagjen ‘Kastriot’ të Fierit. Dy kate ishin shndërruar në laborator të kultivimit të kanabisit. Ai u gjet gjatë operacionit te koduar me emrin ‘Llampa’. Në gjashtë dhoma me një sipërfaqe prej 220 metra katror, rriteshin nëpërmjet llambave bimët e kanabisit.

 

Policia thotë se u gjendën në vazo rreth 2800 fidanë, me lartësi nga 30 deri 80 cm. Brenda laboratorit u arrestuan në flagrancë 8 persona, 6 burra e 2 gra. Godina është në pronësi të një biznesmeni, i cili e kishte lënë atë me qira.

 

Reklamë

Policia e Fierit sqaroi se faturat e larta të energjisë elektrike, krijuan fillimisht dyshimin për praninë e një laboratori të mundshëm në lagjen “Kastriot”.

 

300 mije leke ne muaj ishte fatura e energjisë qe harxhohej për aktivitetin kriminal. Policia arrestoi gjithashtu 2 punonjësit e OSHEE Alesio Hajderaj dhe Ylli Kostandini, ndërsa është shpallur në kërkim personi me inicialet E.F, që e posedonte laboratorin. Pas laboratorit të Skraparit dhe atij të Shkozës në Tiranë, ky i Fierit është i treti i sofistikuar që zbulohet në harkun kohor të një jave. Gjatë 20 ditëve ne të gjithë vendin, policia ka sekuestruar rreth 25 ton kanabis

 

       8 te arrestuarit ne Fier

  1. Hiqmet Borova 50 vjeç
  2. Fisnik Gorani 27 vjeç
  3. Pajtim Muka 53 vjeç
  4. Florenco Cera 24 vjeç
  5. Erald Buzi 27 vjeç
  6. Klaudjo Borova 27 vjeç
  7. Rozana Borova 37 vjeçe
  8. Selvie Muka 52 vjeçe

 

Më shumë video

Reklamë