Si rezultat i një aksioni anti-kanabis të krye në Bulqizë është bërë e mundur sekuestrimi i 324 bimëve narkotike canabis sativa.

 

Në kuadër të operacionit është proceduar në gjendje të lirë një 61 vjeçar me inicialet M.M me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.

 

Po ashtu është proceduar në gjendje të lirë specilaisti roje i mjedisit 63 vjeçari i identifikuar me inicialet N.D me akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Ndërkohë po punohet për identifikimin dhe arrestimin e autorëve të përfshirë në këtë aktivitet Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme.

 

“Vijon kontrolli masiv i territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.

 

Si rezultat i kontrollit të territorit goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike. Procedohet në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Ballenjë dhe specialisti-roje i mjedisit. Vijon puna për identifikimin, lokalizimin dhe kapjen e autorit/ëve.

 

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, efektivët e DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrollit të imtësishëm të territorit, në vendin e quajtur ‘Shkëmbi i Muçës’, njësia Adiministrative Martanesh, Bulqizë, kanë gjetur të kultivuara 324 copë fidan të dyshuara bimë narkotike canabis sativa.

Në vijim të veprimeve hetimore u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit :

M. M. 61 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Ballenjë.

N. D., 63 vjeç, me detyrë specialist-roje mjedisi, të dyshuar se kanë konsumuar elementët e veprës penale “Shpërdorim Detyre”.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, të përfshirë në këtë aktivitet.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Dibër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *