E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Zbulohet një firmë në Yzberisht që falsifikonte dokumente, 3 persona në pranga

Policia ka goditur një biznes në Yzberisht të Tiranës që përdorej si laborator për falsifikimin e dokumenteve të institucioneve të ndryshme. Brenda ambienteve të biznesit privat ‘Unitrans sh.p.k’ efektivët gjetën 37 vula të ndryshme me të cilat bëhej  falsifikimi i dokumenteve të rëndësishme.

Një pjesë e tyre ishin të paplotësuara, gati për tu bërë gati e për tu shitur nga autorët e grupit kriminal.

Reklamë

Në bazë të provave të gjetura policia ka zbuluar se këta persona realizonin falsifikimin lejeve të qarkullimit të automjeteve, deklarata noteriale, dëftesa dhe dokumente shkollore, apo dhe certifikatave të pronësisë të tokave.

Në pranga ranë bashkëpronari i firmës, Çlirim Bregu dhe Arben Rushiti, punonjës në këtë biznes. Ndërsa u arrestua gjithashtu edhe një qytetar, Fatos Shima, i cili u kap në flagrancë duke marrë një certifikatë pronësie të dyshuar si e falsifikuar.

Reklamë

Shuma e shërbimeve varionte nga 500 deri në 5.000 euro në varësi të rëndësisë së dokumentit të kërkuar nga qytetarët.

Çlirim Bregu rezulton i dënuar edhe më herët për kontrabandë pasi në vitin 2018 ai u kap, pasi tentoi që të fuste 8 mijë litra verë kontrabandë. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë