Fitorja e grupit italian Maneskin në Eurovision u shoqërua me polemika, për shkak të një videoje ku dukej sikur njkë prej anëtarëve, Damiano David, merrte kokainë gjatë spektaklit.

 

Pas akuzave të ngritura, Bashkimi Evropian i Transmetimeve (EBU), mori në shqyrtim rastin për të zbardhur të vërtetën, duke vëzhguar me imtësi pamjet filmike. Përfundimi i investigimit të EBU ishte se rrokerët italianë nuk kanë marrë kokainë.

 

“Nuk është përdorur drogë në ‘Green Room’ dhe ne e konsiderojmë këtë çështje të mbyllur. Urime edhe njëherë për fitoren Maneskin, ju urojmë shumë suksese.”

 

Akuzat u mohuan më herët edhe nga vetë anëtari i bandës, Damiano David, i cili në mënyrë private, bëri edhe një test droge, që doli negativ.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *