E premte, 9 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:30 Në vijim ora 01:30: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Laboratori”, duke zbuluar një ambient të përshtatur për falsifikimin e dokumenteve arsimore dhe profesionale.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë, dhe çoi në arrestimin e shtetasit Abas Tafa, 51 vjeç.

Reklamë

Gjatë kontrollit në banesën e tij në Zall-Bastar, shërbimet e Policisë gjetën një ambient të fshehtë, i cili shërbente si laborator për prodhimin dhe falsifikimin e diplomave të shkollave të mesme, universiteteve, programeve master dhe licencave profesionale.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan qindra dokumente të dyshuara të falsifikuara, si dhe pajisje të tjera që përdoreshin për këtë veprimtari të kundërligjshme.

Reklamë

Policia bën me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë