E diel, 15 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zbulohet baza e grupeve kriminale në Shkodër, sekuestrohen pistoleta, fishekë, antiplumba dhe silenciator

Policia e Shkodrës ka zbuluar në fshatin Rrencë një bazë ku mbaheshin armë për llogari të grupeve kriminale.

Në kuadër të operacionit “Baruti” janë sekuestruar 11 pistoleta, kapsollë detonatore me fitil zjarrpërcjellës, rreth 2000 fishekë të kalibrave të ndryshëm, 2 antiplumba dhe 1 silenciator.

Pronari i banesës, me precedentë të mëparshëm kriminal për armëmbajtje pa leje është vënë në pranga.

Policia njofton se ka arrestuar shtetasin Çezarin Jaku, 61 vjeç.

Reklamë

Armët do t’i nënshtrohen ekspertizës në Institutin e Policisë Shkencore, për të provuar përdorimin e tyre për ngjarje kriminale.

Gjtiahstu vijojnë hetimet për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, të gjithë shtetasit e implikuar në këtë rast./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë